Konsultë për Hartën e Lindjes së Fëmijës

(1 customer review)

88 

Category:
Description

Konsulta Personale e Hartës së Lindjes së Fëmijës

Leximi i Hartës së Lindjes së Fëmijëve (deri në 14 vjeç) ofron njohuri mbi energjitë kryesore, temperamentin, talentet dhe metodat e të mësuarit të një fëmijës, si edhe dinamikat në familje me secilin prind, apo edhe motrat e vllezërit.

Ky lexim ndihmon prindërit të kuptojnë profilin unik energjitik dhe personalitetin e fëmijës së tyre, duke i mundësuar atyre të mbështesin zhvillimin dhe të ushqejnë potencialin e tyre të lindur në mënyrë efektive.

Nëse je kurioz se cilat do të jenë energjitë, potenciali dhe natyra më e rëndësishme astrologjike për fëmijët e tu, kjo konsultë është një mbështetje ideale.

Nëse dëshiron udhëzime për:

– gjuhën e dashurisë së fëmijës

– në çfarë të fokusohesh,

– ku i ka mësimet,

– predispozitat në sjellje dhe kuriozitete, dhe

– dinamikat me njerëzit në jetën e tyre -> Rezervon një lexim astrologjik me mua.

Thjesht plotëso emrin , datën e lindjes dhe kohën e saktë të lindjes (të lutem kontrollon certifikatën e lindjes nëse mundesh) dhe vendlindjen ku fëmija ka lindur, si dhe çdo kontekst/ pyetje/ fushë fokusimi që dëshiron të përfshish.

Formati: Si standard, konsulenca dërgohet si një raport me shkrim pas i dhe zhvillojmë një takim (virtual) rreth 45-60 minuta për të diskutuar bashkë detajet. [Për lexime urgjente më kontakto veçmas!]

Astrologjia mua më ka ndryshuar jetën dhe shpresoj të sjell të njëjtin shërbim për ty.

Le të lexojmë përmes yjeve!

 

 

JU LUTEM LEXONI PARA BLERJES:

Të gjitha leximet janë rreptësisht konfidenciale dhe të krijuara duke përdorur astrologjinë me një lente moderne dhe Sistemin e Shtëpisë Placiduis. Nëse keni ndonjë pyetje paraprakisht, ju lutem më dërgoni një email në therisingstardust@gmail.com!

Për të rezervuar një konsutë, ju lutemi më dërgoni mesazh dhe dërgoni detajet tuaja të lindjes pas kryerjes së pagesës përmes transfertës bankare, POK, Western Union ose PayPal. Ju lutemi kini parasysh se ky është një shërbim interpretimi i parë përmes pikpamjes sime, ju keni gjithmonë intuitën tuaj për të dalluar se çfarë rezonon dhe çfarë jo.

Çdo lexim është një praktikë e shenjtë, të cilës unë i qasem me nderim dhe ritual dhe kërkon shumë orë për ta realizuar. Besoj se do të gjejë rrugën drejt teje pikërisht kur të jetë koha e duhur 🙂

Për shkak të natyrës së këtij shërbimi shpirtëror, të gjitha shitjet janë përfundimtare.

Reviews (1)

1 review for Konsultë për Hartën e Lindjes së Fëmijës

  1. Orsela

    Pata fatin e madh të punoja me Kristianën për të lexuar hartën astrologjike të vajzës sime. Nga momenti i parë, u ndjeva e mbështetur dhe e mirëkuptuar. Aftësia e saj për të interpretuar me saktësi dhe thellësi detajet e hartës astrologjike ishte mahnitëse. Kristiana më dha njohuri të çmuara mbi personalitetin, sjelljen dhe pikat e forta të vajzës sime, gjë që më ndihmoi jashtëzakonisht për të kuptuar më mirë se si ta mbështes atë në jetën e saj të përditshme.

    Ishte si të zbuloja një udhërrëfyes që më tregonte se si të jem një prind më i ndjeshëm dhe më i kujdesshëm.
    Kristiana është gjithmonë e gatshme për çdo prind që dëshiron të njohë më thellë fëmijën e tij dhe të krijojë një lidhje më të fortë dhe më të dashur . Jam pafund mirënjohëse për urtësinë dhe dashamirësinë e saj, dhe patjetër do ta rekomandoja për këdo që kërkon të eksplorojë rrugët e fshehta të shpirtit përmes astrologjisë.

    Kristiana siç e kemi folur, do rikthehem sërish te ty, tani për te gjithë familjen 🫶

    Faleminderit, Kristiana Filip, për këtë eksperiencë të paharrueshme dhe udhëzim të paçmuar!

Add a review

Your email address will not be published. Required fields are marked *