RILIDHU ME TRUPIN TEJKALO PLAGËN RITAKO NATYRËN RIMERR ÇELËSAT E JETËS ⚷ Astrologji Kironiane • Ceremoni me Rapé & Sananga • Komunitet APLIKO TANI 15-17 Maj 2026 | 3 ditë | Vend i shenjtë në natyrën e Dardhë, Korçë RIKTHEHU TE FUQIA JOTE

MIRËSEVJEN

Dy mikesha që duan më shumë miq kuriozë, të dashur, të apasionuar dhe dedikuar pas vetëdijësimit dhe eksplorimit të qëllimshëm të jetës me gjithë dhuratat dhe sfidat e veta – Kristiana dhe Ada – krijuan këtë fundjavë në një fshat me natyrë magjike në kulmin e pranverës dhe të ftojnë edhe ty të na bashkohesh si një mik a mikeshë!

Të njihemi. Të diskutojmë. Të qeshim. Të qajmë. Të eksplorojmë. Të luajmë. Të kërcejmë.

Të ecim bashkë këtë rrugëtim jetësor.

Kjo është ftesa!

Më poshtë detajet…

ÇFARË DO TË ZGJOHET TEK TI

Në këto tre ditë në natyrë, ti:

Do të kuptosh plagën dhe superfuqinë tënde përmes Kironit në hartën e lindjes.

Do të eksplorosh Kiron në Dem dhe si manifestohet për ty dhe gjithë kolektiven njerëzore në vitet e ardhshme.

Do të përjetosh ceremoni të shenjta me Rapé dhe Sananga.

Do të pastrosh fushën mendore dhe emocionale.

Do të rikthehesh në sensualitetin dhe sigurinë tënde të brendshme.

Do të aktivizosh një marrëdhënie të re me paranë dhe kënaqësinë.

Do të bëhesh pjesë e një komuniteti miqsh të rinj që e duan po aq shumë jetën dhe përjetimin sa më të lartë të saj.

Kjo nuk është vetëm dije astrologjike.

Kjo është përvojë.

Aktivitetet synojnë që pjesëmarrësit mund të largohen nga workshopet dhe ceremonitë me më shumë vetëdijësim, qetësi, prani dhe ndjesi të rikthimit në vete. Ceremonia mund të hapë hapësirë për çlirim emocional, pastrim të brendshëm dhe qartësi mbi atë që po kërkon vëmendje dhe shërim. Përmes vetë-vëzhgimit dhe lidhjes me veten, natyrën edhe kozmosin, mund të kujtojmë fuqinë tonë dhe të ndiejmë mbështetjen e një përvoje të përbashkët, të mbajtur me integritet, dashuri dhe respekt.

TEMA QENDRORE: KIRONI SI SHËRIM

Të lindësh është një mrekulli. Ama ka lindje të vështira. Sikundër ka edhe lindje të padëshiruara – apo të tilla i kuptojmë ne. Kironi ishte një fëmijë i padëshiruar. Jeta e tij nisi me braktisje dhe deformime, por sikundër pas çdo stuhie del ylberi, edhe për të jeta mori një kthesë të papritur.

Frymëzuar nga mitologjia, ndër trupat e shumtë qiellor në sistemin tonë diellor, një asteroid i çuditshëm mbart emrin Kiron, si ky fëmijë special i cili u rrit të bëhej mësues dhe shërues i heronjve më të mëdhenj mitologjikë!

I pozicionuar ndër qiej, ai shfaqet si një simbol në hartat e lindjes së gjithësecilit prej nesh – duke na ngjyrosur – ca më shumë, dhe ca më pak – identitetin dhe fatin tonë. Historia e tij flet – nga plaga deri te shërimi dhe nderimi i tij – si Kironi është një arkitp i fuqishëm alkimik, i dhimbshëm, dhe po aq magjik!

Duke mësuar aq shumë prej mençurisë së tij, jo vetëm nga forca që ai ka në hartën personale, por edhe qindra konsulta ku ajo mban hapsirë të diskutohet plaga dhe shërimi Kironian me personat që i kanë besuar çkodimin e simboleve të lindjes së tyre – Kristiana do të na udhëheqë në 2 ditë eksplorim të Kironit.

Pse? Jo thjesht për fuqinë e këtij simboli, as edhe faktit që nuk flitet aspak për të, por edhe sepse ka ardhur koha kur njerëzimi përmbyll një cikël përjetimi të tij në të gjitha ngjyrimet e Zodiakut, si edhe i bëhet simboli më i rëndësishëm që ankoron energjinë e shërimit të tokës në dekadat në vazhdim kur të tjerët po aktivizojnë vetëdije të shpejta dhe mentale të energjisë mashkullore/elektrike njerëzore. Kironi do të jetë spiranca jonë e ankorimit në esencë.

Do të fokusohemi te Kironi në Dem, ku edhe do e përjetojmë vitet në vazhdim dhe ku preken plagët e pamjaftueshmërisë, pasigurisë, nevojës për mbijetesë dhe sfidës për tu ndjerë të pasur, të bollshëm dhe të mbrojtur!

Në këtë eksolorim, ti do të kuptosh dimensionin psikologjik, fizik, mitologjik dhe astronomik të Kironit. Do të trajtojmë dimensionet e shumta të tij dhe do të studiojmë se ku ai gjendet në hartat e lindjes, për të kuptuar se si ngjyros identitetin, si aktivizon plagët, si ndikon në marrëdhënien tënde me trupin dhe me paranë. Kironi na oriention atje ku ne po sabotojmë kënaqësinë dhe na drejton si ta transofrmojmë plagën në autoritet.

Ky eksplorim do ishte i paplotë vetëm në kuptim intelektual dhe vetëdijësim, prandaj do e shoqërojmë atë me ritual tokëzimi dhe ceremoni shërimi nga dhuratat e vetë tokës…

CEREMONIA ME RAPÉ & SANANGA

Në një hapësirë të mbajtur me integritet dhe kujdes nga Ada, ti do të përjetosh fuqinë e dy bimëve nga Amazona:

🌿 Rapé – për pastrim, fokus dhe rikthim në qendër.
🌿 Sananga – për qartësi, hapje të perceptimit dhe çlirim emocional.

Këto konsiderohen si mjete të shenjta në traditat indigjene në Amerikën Latine dhe jo vetëm, që përdoren me respekt dhe qëllim të qartë.

Në ceremoni do të krijojmë një hapësirë emocionalisht të sigurt për t’u çliruar, për t’u zhytur në vetë-reflektim dhe për t’u paraqitur me zemër e mendje të hapur, duke kujtuar fuqinë tonë dhe duke u bashkuar në një përvojë të përbashkët shërimi, personal dhe kolektiv.

STRUKTURA E RETREAT-IT

Të gjithë do të jemi bashkë-krijues të përvojes magjike, nëse zgjedh të na bashkohesh.

Dëshirojmë që këtë përvojë ta mendosh më tepër si ekskursion kurioz dhe shërues në komunitet dhe me mbështetjen e natyrës, sesa si udhëtim ku ti ke rol pasiv. Ada dhe Kristiana – edhe falë Kironit në hartat e tyre – kanë mësuar të tejkalojnë maninë e organizimit strikt dhe nevojës për të qenë në kontroll të çdo momenti jetësor me axhenda, duke lejuar hapsirë për rrjedhje organike, sinkronizim dhe bashkëpunim në grup.

Aktivitetet e ideuara për të cilat ato do të mbajnë hapsirë për shpalosje të argëtimit, edukimit dhe shërimit njëkohësisht, do të përfshijnë:
*Mirëseardhjen dhe rrethin e hënës në natyrë, duke qenë se takohemi para hënës së re të ekzaltuar në shenjën e Demit.
*Workshopet e thelluara rreth Kironit, ku do të fokusohemi në kuptimin te hartat e lindjes, dhe pastaj kuptimi i Kironit tranzitor në vitet në vazhdim – si ndikon shoqërinë njerëzore dhe gjithësecilin prej nesh.
*Ceremoninë me rape dhe sananga për të sjellë qetësi e prani, dhe për të hapur rrugë për vetë-vëzhgim dhe reflektim, rilidhje me veten dhe një përvojë të përbashkët për shërim kolektiv.
*Relaksim dhe trupëzim i energjive në natyrë si edhe në hapsirën e SPA-së së Hotelit.

Edhe disa aktivitet artisitke dhe ceremoniale surprizë për të cilat ne jemi përgatitur dhe do tu njoftojmë kur takohemi së bashku.

Koha bashkë do të pasurohet edhe nga aktivitete në natyrën magjepsëse dhe përmbushëse të maleve të bukura të fshatit Dardhë në lulëzimin e plotë që ndodh gjatë muajit maj.

Detajet e axhendës do njoftohen para takimit për pjesëmarrësit.
Takohemi më 15 Maj pasdite dhe ndahemi më 17 Maj mesditë.

PËR KË ËSHTË KY RETREAT

Ky retreat është për ty nëse je kurioze për më shumë. Nëse ke uri për eksplorimin, rritjen, përmirësimin dhe shërimin e vetes, dhe kolektives shqiptare apo edhe njerëzore!Ky retreat është për ty nëse ndihesh gati për një ndryshim të trupëzuar – me informacion unik dhe transformues, por edhe eksperienca trupore që e bëjnë të tillë!Ky retreat është për ty nëse ndihesh gati për të punuar dhe përmirësuar marrëdhënien me trupin tënd, bollëkun, lirinë financiare, aftësinë për të marrë nga jeta dhe rikujtuar vlerën tënde.Ky retreat është për ty nëse ndihesh gati për një rrugëtim të ri transformues të mbështetur nga nëna tokë, kozmosi, dhuratat e natyrës dhe miq të mirë.Na u bashko nëse e gjen veten në fjalët e mësipërme dhe dëshiron të vish me zemër e mendje të hapur, për të përjetuar dhe bashkë-krijuar një përvojë të ndjerë e kuptimplotë.

RRETH NESH

Kristiana

Kristiana

Ka vetëm një emërtim që Kristiana e pranon pa rezistencë – studente – e Kironit, yjeve, Tokës, bletëve, mësuesve, komunitetit të grave që ajo u shërben, dhe sigurisht Zotit! E përfshirë kokë e këmbë – me gjithë qënien – në eksplorimin e pafund të hyjnores/ shpirtërores – Kristiana mbart mësimet e shumë shkollave dhe mësuesve, por është veçanërisht e apasionuar pas studimit yllnor. Ajo sjell eksperiencën e gjysmë dekade studim dhe shërbim – me qëllim të asaj që e konsideron dëshmim të hyjnores, njohje të vetes dhe potencialit, si edhe jetimi i integruar i thelbit autentik si mision dhe qëllim jete të kujtdo.

Në punën e saj, Kristiana përfshin dhe referon shumë shkolla mendimi të botës shpirtërore, psikologjike dhe astrologjike në një formë të sajën që e konsideron si etike dhe njerëzore – edhe me sytë nga qielli. E apasionuar dhe dëshmuese e forcës së arkitipit Kironian, ajo mezi pret të prezantojë edhe ty me mençurinë dhe kapacitetin shërues së këtij eksplorimi jo vetëm astrologjik.

Ada

Udhëheqëse ceremoniale me përvojë në krijimin dhe mbajtjen e hapësirave të shenjta. Përtej etiketave, roleve dhe formimeve të ndryshme, ajo që është e rëndësishme të dini për Aden është se ajo beson thellësisht te sovraniteti i njeriut, te magjia e brendshme që secili prej nesh mbart dhe te Toka si shëruesja jonë kryesore. E udhëhequr nga këto besime, rrugëtimi i saj vitet e fundit është lidhur ngushtë me mbajtjen e hapësirave të sigurta e të shenjta për reflektime personale e kolektive dhe për procese shërimi, për ata që janë gati të kujtojnë kush janë dhe çfarë dhuratash kanë sjellë në këtë botë. Për t’i mbajtur këto hapësira me integritet, Ada mbështetet te mësimet dhe tradita e “Medicine Wheel” të Andeve në Peru.

Ada-web

Ne e mbajmë këtë hapësirë me:

Integritet

Siguri

Butësi

Kuriozitet

Kufij të qartë

ÇFARË PËRFSHIHET

Kristiana dhe Ada do të ofrojnë përkundrejt investimit tënd:

Rrethin e Hënës

Workshopet Astrologjike (2 ditë)

Ceremoni me Rapé dhe Sananga

Materiale pune dhe arti me shkrim

2 netë akomodim (dhomë personale) + mëngjesi (hotel 4 yje)

Telefonatë integrimi pas ceremonive (nëse ka nevojë)

INVESTIMI

Regjistrimi i hershëm deri në 13 Prill (early bird): EUR 369

Regjistrimi pas datës 13 Prill: EUR 477

Vendet janë shumë të limituara për të ruajtur intimitetin e hapësirës dhe për të siguruar ndërveprime të thella dhe kuptimplota.

PYETJE TË SHPESHTA

Jo, Kironi është trup qiellor që lëviz ngadalë ndaj nuk ndikohet impakti nga ora e lindjes.

Akomodimi dhe aktivitet do të zhvillohen kryesisht në hotel (4 yje) në Dardhë. Informacioni specifik ofrohet në formularin e regjistrimit për respektim të privatësisë dhe sigurisë.

FTESA

Ti nuk je këtu thjesht për të mbijetuar. Ti je këtu për të ndjerë. Për të marrë dhe dhënë. Për të qenë e sigurtë në qënien dhe trupin tënd. Për të rikujtuar vlerën dhe premtimin e shpirtit tënd. Për të ndjerë dashurinë dhe sigurinë në pulsin e tokës dhe mbështetjen e një komuniteti.

Nëse e ndjen këtë thirrje, atëherë kjo ftesë është për ty.