1 Konsultë për Hartën e Lindjes së Fëmijës

111 

Një eksolorim te bota brendshme e fëmijës tënd.

Ke menduar si mund ta mbështesësh të ndihet më mirë dhe të mësojë më lehtësisht? A do të dish çfarë e qetësonsi mëson më mirë dhe si ndjen dashuri? Si do jetë potenciali më i lartë? Ku ka talente natyrshëm dhe ku mund të ketë pengesa?

Ky konsultim astrologjik është krijuar posaçërisht për prindër si ty — që duan jo të parashikojnë, por të vetëdijësohen për ta kuptuar dhe mbështetur sa më mirë fëmijën.

Description

Një eksolorim te bota brendshme e fëmijës tënd.

Ke menduar si mund ta mbështesësh të ndihet më mirë dhe të mësojë më lehtësisht? A do të dish çfarë e qetësonsi mëson më mirë dhe si ndjen dashuri? Si do jetë potenciali më i lartë? Ku ka talente natyrshëm dhe ku mund të ketë pengesa?

Ky konsultim astrologjik është krijuar posaçërisht për prindër si ty — që duan jo të parashikojnë, por të vetëdijësohen për ta kuptuar dhe mbështetur sa më mirë fëmijën.

Harta e lindjes tregon pamjen e qiellit gjatë momentit të rimishërimit. Ndryshe nga çdo analizë psiko-analitike, nuk ka vend për paragjykim apo manipulim të hartës, dhe ajo përshkruan planin e shpirtit, pikat e forta, sfidat dhe dhuratat në këtë jetë, brenda kontekstit të një kalendari.

Nëse je kurioz të njohësh fëmijën tënd më thellë dhe si ta rrisësh më me vetëdije, leximi i një harte është dhurata më e mirë për t’i bërë vetes dhe femijës.

 

Të kesh lexuar Hartën e Lindjes është një përvojë jashtëzakonisht ndriçuese dhe pohuese. Mund të ndihmojë të hapësh këndvështrimin ndaj gjërave të panjohura më parë, si dhe të vërtetosh gjërat që mund ti kesh ndjerë ose përjetuar deri tani në jetë si prind.

 

Leximi është në thelb një konsultë e personalizuar – një informacion jashtëzakonisht i thellë dhe specifik, i dobishëm për udhëzime për të prindëruar më mirë dhe njohur fëmijën tënd ndryshe!

Thjesht dërgo emrin, datën e lindjes dhe kohën e saktë të lindjes dhe vendlindjen, si dhe çdo kontekst/ pyetje që dëshironi të fokusohem.

Formati: Si standrd, ky shërbim realizohet si një konsultë takim (video-telefonatë)  nga koha e marrjes së pagesës dhe rezervimit në kalendar.

Astrologjia mua më ka ndryshuar jetën dhe shpresoj të sjell të njëjtin shërbim për ty.

Le të lexojmë përmes yjeve!

 

JU LUTEM LEXONI PARA REZERVIMIT:

Të gjitha konsultimet janë rreptësisht konfidenciale dhe të krijuara duke përdorur astrologjinë me një lente etike, moderne, humaniste-psikologjike dhe sistemin Placiduis, tropikal edhe pse kombinoj dijet nga sisteme të ndryshme astrologjike dhe shpirtërore që njoh. Për mua harta përqaset si përkthim i planit dhe vullnetit të Zotit dhe shpirtit, studiuar nga kendvështrim energjitik në kohë dhe hapësirë. Qëllimi është vetëdijësimi, kuptimi i dimensioneve dhe potencialeve, dhe shpalosja e vetes më të mirë. Nëse keni ndonjë pyetje paraprakisht, ju lutem më dërgoni një email në therisingstardust@gmail.com!

Për të rezervuar një lexim, ju lutemi plotësoni të dhëna tuaja dhe përzgjidhni orarin te kalendari (Book Now) si edhe kryerjen e pagesës. Ju lutemi kini parasysh se ky është një shërbim interpretimi i parë përmes pikpamjes sime, ju keni gjithmonë intuitën tuaj për të dalluar se çfarë rezonon dhe çfarë jo.

Çdo lexim është një praktikë e shenjtë, të cilës unë i qasem me nderim dhe ritual dhe kërkon disa orë për ta realizuar. Besoj se do të gjejë rrugën drejt teje pikërisht kur të jetë koha e duhur 🙂

 

Për shkak të natyrës së këtij shërbimi, të gjitha shitjet janë përfundimtare.

 

Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.