Sale

Flas me Hënën: Trajnim 4 Javor

Original price was: 111 €.Current price is: 88 €.

💡 Përmes këtij trajnimi dua të të jap përgjigje për pyetjet e gjithkohëshme që unë marr për të punuar me ciklet e hënës, dhe jo thjesht të flasim për rituale letrash dhe veprime të tjera të diktuara së jashtmi, por të tilla që kultivohen me inteligjencë të natyrshme të integruar në qënien tënde si grua që jeton as më pak e as më tepër, si Hëna.

📅 Regjistrohu tani për të siguruar çmimin e hershëm dhe përfitimet ekskluzive!

LEXO më POSHTË (Description) DETAJET!

Nëse nuk paguan dot përmes webfaqes, të lutem më kontakto në median sociale ose email therisingstardust@gmail.com për forma alternative.

Categories: ,
Description

Të ftoj të:

“Zbulosh fuqinë transformuese të Hënës dhe si ajo mund të udhëheqë jetën tënde, përmes astrologjisë.”

Detajet e Trajnimit

  • Fillojmë: 9 Qershor 2025
  • Takohemi: Vazhdojmë çdo të Hënë më 6:30 PM CET, pra: 9,16,23,30 Qershor
  • Formati: Klasa live në Zoom + regjistrimet të aksesueshme për 1 vit.
  • Çmimi:
    • Vetëm një Seminar: €25 
    • Trajnimi i Plotë (4+2 Seminare ++ Ditari +Kalendar): €111
    • Regjistrimet para Hënës së Plotë (12 Maj): €88

Çfarë përfshihet?

  • 4 Seminare Live me regjistrimet të aksesueshme për 1 vit
  • 2 Seminare të regjistruara: Eklipset si Ndodhi Fati & Astrologjia e Marrëdhënieve
  • Guida Ditar për të udhëzuar dhe mbështetur në mësimet e tua
  • Kalendari & Udhëzuesi i Hënës në Boshllëk

 

Pse të bashkohesh?

  • Kupton thellësisht Hënën dhe ndikimin e saj në personalitetin, emocionet dhe jetën tënde, por edhe të të afërmve të tu që mund ti analizosh me njohuritë e mara
  • Mëson praktika të bazuara te ciklet e Hënës për të përmirësuar dhe optimizuar shëndetin, bukurinë dhe vendimet e përditshme – dhe më në fund ti kuptosh vërtet ato postimet në Instagram 😛
  • Pajisesh me njohuri dhe mjete praktike që mund të përdorësh për të transformuar jetën tënde gjithmonë, duke ndjekur dhe kuptuar gjuhën e Perëndeshës së kahershme në qiell!

Kurrikula

Seminari 1: Hëna në Astrologji – Kuptimi & Interpretimet e Saj

  • Astronomia dhe mitologjia e Hënës ndër civilizime
  • Kuptimi, simbolizmi dhe marrëdhënia me Diellin
  • Hëna me shprehjet e ndryshme në shenjat dhe shtëpitë astrologjike

Seminari 2: Faza dhe Familjet Hënore

  • Tetë fazat kryesore të Hënës dhe si ndikojnë ato tek ne
  • Familjet hënore dhe lidhja me ngjarjet dhe ciklet jetësore
  • Hëna dhe të qenit grua: integrimi i cikleve në praktikat tona jetësore të përditshme, nga lidhja me menstruacionet, deri te praktika estetike, dhe veprime të tjera

Seminari 3: Hëna në Ciklet Jetësore

  • Fillimet dhe mbarimet e mëdha në jetë
  • Gjetja dhe  kuptimi i fazave të Hënës së Progresuar
  • Strategji për zhvillimin personal në ciklet e mëdha jetësore

Seminari 4: Nyjet Hënore si Busualla Fati

  • Ç’janë nyjet dhe si trajtohen ato astrologjikisht
  • Karma dhe qëllimi shpirtëror përmes nyjave hënore
  • Aspektet e rëndësishme planetare kundrejt nyjeve në hartat e lindjes

Rreth Mentores

Kristiana

🌟 Astrologjia për Mua është një Gjuhë Universale e Zotit të Cilën e Besoj sepse e Jetoj

  • Eksperienca: Studiuese dhe praktikuese në astrologji humaniste, psikologjike dhe evolucionare, me eksperiencë me qindra konsultime private, mësimdhënie dhe trajnime profesionale.
  • Qasje Unike: Kombinoj astrologjinë me eksperienca praktike për të udhëhequr jetën e përditshme, por edhe veçanërisht punë të vetëdijshme psiko-analitike dhe shpirtërore.
  • Misioni Im: Të ndihmoj secilin të kujtojë dhe kuptojë vetveten dhe fuqinë e potencialit të vet përmes gjurmës unike energjitike studiuar me lenten e astrologjisë.

💡 Përmes këtij trajnimi dua të të jap përgjigje për pyetjet e gjithkohëshme që unë marr për të punuar me ciklet e hënës, dhe jo thjesht të flasim për rituale letrash dhe veprime të tjera të diktuara së jashtmi, por të tilla që kultivohen me inteligjencë të natyrshme të integruar në qënien tënde si grua që jeton as më pak e as më tepër, si Hëna.

📅 Regjistrohu tani për të siguruar çmimin e hershëm dhe përfitimet ekskluzive!

Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Flas me Hënën: Trajnim 4 Javor”

Your email address will not be published. Required fields are marked *