Price range: 1100 L through 2700 L
☀️ Dy perëndesha, një zjarr i vjetër & guximi i femërores
25 nëntor 2026 · 18:00 CET · Zoom
Gratë shqiptare e kanë treguar guximin e tyre shumë kohë përpara se dikush t’ia quante atë guxim. E kanë treguar te Teuta e patrembur, te Nora e Kelmendit dhe Shote Galica, që mbajtën armë kur kjo nuk i takonte një gruaje, dhe te mijëra gra pa emër që e mbajtën shtëpinë, familjen dhe dinjitetin kur gjithçka tjetër tronditej. Sot e shohim të njëjtin zjarr në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në atë që shumëkush e quan Revolucioni i Flamingove, ku rinia dhe studentët, vajza e djem, po dalin përpara për të mbrojtur kombin dhe thënë me zë të lartë se Shqipëria nuk është në shitje dhe se e ardhmja e tyre nuk vendoset nga një klasë politike pa dinjitet (fjalë të buta…).
Nga ky guxim i trashëguar lindi dëshira për ta ndarë këtë workshop me ju.
Ne e kërkojmë dëshminë e zjarrit, guximit dhe strategjisë edhe te dy figura të vjetra të mitologjisë si Athena dhe Eris, dhe në mënyrën se si na flasin ato sot nëpërmjet astrologjisë.
Athena është perëndesha e urtësisë dhe e strategjisë, e lindur e armatosur nga Zeus, e aftë të fitojë beteja me mendje përpara se të ngrejë shtizën.
Eris ngjan si e kundërta e dukshme e saj, perëndesha e përçarjes, që nuk e ftuan në një dasëm dhe e ktheu përjashtimin në një mollë të artë që ndryshoi rrjedhën e historisë.
Gjatë workshopit do t’i shohim këto dy figura si dy mënyra të ndryshme se si një grua mund të qëndrojë në këmbë: njëra me kokë të ftohtë dhe plan, tjetra me zemërim që nuk pranon të heshtë. Do të mësojmë ta gjejmë secilën në hartën e lindjes dhe ta kuptojmë se si veprojnë brenda nesh, me analizim, reflektim dhe kohë për bisedë të hapur me njerëz që kanë ndjenja e kurajo të ngjashme. Nuk nevojitet asnjë njohuri paraprake e astrologjisë apo e mitologjisë, sepse gjithçka do të shpjegohet hap pas hapi.
Workshopi i drejtohet kujtdo që ndjen se brenda ka një forcë që ka mësuar ta mbajë të fshehur, dhe që dëshiron ta njohë, ta kuptojë dhe ta përdorë me mençuri. Sigurisht këto arkitipa ngjyrosin edhe hartat e burrave sa edhe të grave ndaj të gjithë janë të mirëpritur ti njohin dhe gjejnë brenda vetes!
🌙 Do të ketë edhe pjesë praktike, ku do të punosh me hartën tënde.
📅 25 Nëntor 2026
🕕 18:00 CET
💻 Online – Zoom
⏳ Kohëzgjatja: deri në 1 orë e 30 minuta
Nëse nuk vjen dot live, mund të aksesosh pa limit regjistrimin.
Duke besuar se dija dhe hapësirat e përbashkëta duhet të jenë të aksesueshme për të gjithë, çmimi ndahet në nivele dhe secili zgjedh atë që i përshtatet. Të gjithë marrin të njëjtën përvojë të plotë, pavarësisht nivelit.
Niveli mbështetës (sponsorizues): Lekë 2700 (për ato që duan të mbështesin punën dhe sponsorizojnë Nivelin 1 – e sugjeruar sidomos për personat që jetojnë EU, UK, CH apo SHBA)
Niveli standard: Lekë 1900
Niveli i lehtësuar (i sponsorizuar): Lekë 1100 (të papunët, ose ata me mundësi më të kufizuara)
Studentët protestues: FALAS me një dëshmi sheshi, si shenjë mirënjohjeje për atë që po bëjnë sot.
Të tre nivelet japin akses të plotë në workshop dhe në regjistrim.
Logjika e çmimit është mbështetur te dëshira e mirë për të qenë e aksesueshme, njëkohësisht dhe sa më porporcionale me mundësitë personale të çdokujt.
Ji realist/e dhe zgjidh variantin që vërtet ndjen dhe të aplikohet. Faleminderit 🙂

Ligjet hyjnore kanë diçka për të të treguar. Eja ti studiojmë.
| BILETA | E Sponsorizuar (Niveli 1), Standarde (Niveli 2), Sponsorizuese (Niveli 3) |
|---|
Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.
Reviews
There are no reviews yet.