Birth Chart: Personal Astrological Consultation

Harta e lindjes tregon pamjen e qiellit gjatë momentit të rimishërimit. Ndryshe nga çdo analizë psiko-analitike, nuk ka vend për paragjykim apo manipulim të hartës, dhe ajo përshkruan planin tënd të shpirtit, pikat e tua të forta, sfidat e tua dhe dhuratat në këtë jetë, brenda kontekstit të një kalendari.

Nëse je kurioz të njohësh veten më thellë dhe si të përdorësh më me vetëdije energjinë e shpirtin tënd, leximi i një harte është dhurata më e mirë për t’i bërë vetes.

Leximi do të përfshijë një kuptim të përgjithshëm të vetes – çfarë të bën ty – TY, fushat e tua të interesit më të lartë, talentet, qasja ndaj dashurisë dhe marrëdhënieve dhe prirjet profesionale.

Të kesh lexuar Hartën e Lindjes, të shohësh se si dukej qiellin në momentin kur linde, është një përvojë jashtëzakonisht ndriçuese dhe pohuese. Mund të ndihmojë të hapësh këndvështrimin ndaj gjërave të panjohura më parë, si dhe të vërtetosh gjërat që mund ti kesh ndjerë ose përjetuar deri tani në jetë – është jashtëzakonisht plotësuese të dish arsyet e jetës tënde dhe se ka një plan shpirtëror madhështor në çdo gjë.

Astrologjia mua më ka ndryshuar jetën dhe shpresoj të sjell të njëjtin shërbim për ty.

Le të lexojmë përmes yjeve!