444 €
Oriento rrugëtimin tënd profesional në bërjen e asaj që ndihet si thirrja jonë më e lartë dhe më e natyrshme, që unë e kam quajtur ‘Punë Zemre’.
Out of stock
Zbulo Veten dhe Misionin Tënd Unik me një Rrugëtim sipas Lentes së Astrologjisë
Ky do jetë një trajnim 2 mujor online, për ta eksploruar energjinë personale nga një këndvështrim plotësisht i ri!
Në vitin e fundit kam konsultuar dhjetra gra, nga 18 deri në 68 vjet! Çdo konsultë ka qënë punë zemre për mua teksa hasesha shpesh me pyetjen ‘çfarë do bëhem kur të rritem?’ (edhe nga 40+ vjeçare) apo ‘cili është misioni im në jetë?’. Mbështetja më e madhe që mund tu jepja ishte eksperienca ime dhe pikërisht kurajo (zemër) për të ndjekur zemrën, sepse çdo gjë që në vendosim energjinë tonë është krijim i yni, fëmija jonë! Kështu të paktën i përqasem unë gjysmës së skuadrës së futbollit (sipërmarrjeve) që kam krijuar në 6 vitet e fundit.
Gjithsesi, e vetëdijshme për rëndësinë e këtyre pyetjeve dhe kompleksitetin e përgjigjeve, e dija që më duhej një format i thelluar për të mbështetur sa më tepër persona dhe prezantuar ata me gjuhën hyjnore të astrologjisë.
Jam e bindur se astrologjia i ofron perspektivë të re kujtdo – qofshin të rinj pa ide të qarta për rrugëtimin e tuaj, të rritur me pak apo shumë eksperienca, apo edhe ata që po i afrohen pensionit në moshë ligjore por aspak në qëllime dhe projeksione pune e kontributi profesional.
Me këto në mendje (thënë shumë shkurt më sipër), krijova këtë trajnim. Ai përfaqëson jo vetëm rrugëtimin tim, por edhe dëshirën për të ndihmuar njerëzit të gjejnë vetveten profesionale dhe autentike.
Pse të zgjidhni këtë trajnim?
Sepse jam e përkushtuar të ndaj gjithë përvojën time jetësore dhe profesionale për të ndihmuar TY të përmbushësh potencialin tënd më të lartë. Unë kombinoj njohuritë praktike dhe përvojën nga biznesi me astrologjinë dhe ndërgjegjen energjitike, për të siguruar që secili nga pjesëmarrësit të dalë me një plan të personalizuar dhe të veprueshëm.
Jam këtu për të udhëhequr këtë udhëtim transformues dhe për të sjellë një perspektivë të re mbi rrugëtimin profesional. Bashkohu dhe zbulo potencialin tënd më të lartë!
Oriento rrugëtimin tënd profesional në bërjen e asaj që ndihet si thirrja jonë më e lartë dhe më e natyrshme, që unë e kam quajtur ‘Punë Zemre’.
💫 Çfarë do të diskutohet te ky trajnim?
Lexo më tepër këtu: https://punezemre.therisingstardust.com/
💡 Është ky trajnim për ty?
Ky trajnim është për këdo që dëshiron të ndërtojë një jetë që përputhet me pasionet, talentet dhe potencialin e më të lartë.
Eja dhe hidh hapin e parë drejt karrierës që ëndërron dhe rrezonon me veten tënde të lartë, unike, sovrane dhe autentike!
Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.
Reviews
There are no reviews yet.