1 KONSULTË PAKETË: Harta e Lindjes & Energjitë e Vitit

188 

Nga vitet e studimit e di se të kuptuarit dhe përdorimi i hartës së lindjes si udhërrëfyes dhe paketë mjetesh në jetë është qasja më e mirë ndaj astrologjisë.

Harta e lindjes tregon pamjen e qiellit gjatë momentit të rimishërimit. Ndryshe nga çdo analizë psiko-analitike, nuk ka vend për paragjykim apo manipulim të hartës, dhe ajo përshkruan planin tënd të shpirtit, pikat e tua të forta, sfidat e tua dhe dhuratat në këtë jetë, brenda kontekstit të një kalendari.

Nëse je kurioz të njohësh veten më thellë dhe si të përdorësh më me vetëdije energjinë e shpirtin tënd, leximi i një harte është dhurata më e mirë për t’i bërë vetes.

Leximi do të përfshijë një kuptim të përgjithshëm të vetes – çfarë të bën ty – TY, fushat e tua të interesit më të lartë, talentet, qasja ndaj dashurisë dhe marrëdhënieve dhe prirjet profesionale.

Ky lexim përfshin gjithashtu cilat do të jenë tranzitet më të rëndësishme astrologjike për ty personalisht gjatë vitit në vazhdim.

Description

Leximi i Hartës së Lindjes dhe Energjitë e Vitit në Vazhdim si Konsultë Astrologjike

Nëse dëshiron udhëzime për:

  • në çfarë të fokusohesh,
  • ku i ke mësimet,
  • kur të presësh bekime, dhe
  • si do të duken puna dhe marrëdhëniet për ty gjatë vitit në vazhdim, apo një pyetje tjetër relevante -> Rezervon një lexim astrologjik pesonal.

Thjesht dërgo emrin, datën e lindjes dhe kohën e saktë të lindjes (të lutem kontrollo certifikatën e lindjes nëse mundesh) dhe vendlindjen ku keni lindur, si dhe çdo kontekst/ pyetje që dëshironi të fokusohem.

Formati: Si standrd, ky shërbim realizohet si një konsultë takim (telefonatë online e regjistruar) sipas rezervimit në kalendar.

Astrologjia mua më ka ndryshuar jetën dhe shpresoj të sjell të njëjtin shërbim për ty.

Le të lexojmë përmes yjeve!

JU LUTEM LEXONI PARA REZERVIMIT:

Të gjitha konsultimet janë rreptësisht konfidenciale dhe të krijuara duke përdorur astrologjinë me një lente etike, moderne, humaniste-psikologjike dhe sistemin Placiduis, tropikal edhe pse kombinoj dijet nga sisteme të ndryshme astrologjike dhe shpirtërore që njoh. Për mua harta përqaset si përkthim i planit dhe vullnetit të Zotit dhe shpirtit për ty, studiuar nga kendvështrim energjitik në kohë dhe hapësirë. Qëllimi është vetëdijësimi, kuptimi i dimensioneve dhe potencialeve të vetes, puna me hijet dhe shpalosja e vetes më të mirë. Nëse keni ndonjë pyetje paraprakisht, ju lutem më dërgoni një email në therisingstardust@gmail.com!

Për të rezervuar një lexim, ju lutemi plotësoni të dhëna tuaja dhe përzgjidhni orarin te kalendari (Book Now) si edhe kryerjen e pagesës. Ju lutemi kini parasysh se ky është një shërbim interpretimi i parë përmes pikpamjes sime, ju keni gjithmonë intuitën tuaj për të dalluar se çfarë rezonon dhe çfarë jo.

Çdo lexim është një praktikë e shenjtë, të cilës unë i qasem me nderim dhe ritual dhe kërkon disa orë për ta realizuar. Besoj se do të gjejë rrugën drejt teje pikërisht kur të jetë koha e duhur 🙂

Për shkak të natyrës së këtij shërbimi, të gjitha shitjet janë përfundimtare.

Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.