Leximi i Hartës së Lindjes si Konsultë Astrologjike Vazhduese
Ky format është i përshtatshëm vetëm për klientet të cilat kanë zhvilluar paraprakisht një konsutë astrologjike me mua, qoftë hartën e lindjes ose paketën. Pra ke njohuri nga interpretimi i hartës nga këndvështrimi im.
Thellohemi, përditësohemi dhe fokusohemi në tematika të reja sipas kuriozitetit dhe nevojës personale.
Kjo mund të përfshijë:
- Thellim në hartën e lindjes në çfardo pyetje/ dimension.
- Studim i cikleve aktuale dhe të ardhshme (tranzitët, progresionet, rikthimet diellore).
- Studimi i marrëdhënieve të tua familjare, romantike apo profesionale për të qartësuar kontratat e shpirtit – nga këdnvështrimi i hartës tënde.
Thjesht përcakto çdo kontekst/ pyetje që dëshironi të fokusohem.
Formati: Si standrd, ky shërbim realizohet si një konsultë takim (video-telefonatë) nga koha e marrjes së pagesës dhe rezervimit në kalendar.
Konsulta zgjat 45-60 min.
Astrologjia mua më ka ndryshuar jetën dhe shpresoj të sjell të njëjtin shërbim për ty.
Le të lexojmë përmes yjeve!
JU LUTEM LEXONI PARA REZERVIMIT:
Të gjitha konsultimet janë rreptësisht konfidenciale dhe të krijuara duke përdorur astrologjinë me një lente etike, moderne, humaniste-psikologjike dhe sistemin Placiduis, tropikal edhe pse kombinoj dijet nga sisteme të ndryshme astrologjike dhe shpirtërore që njoh. Për mua harta përqaset si përkthim i planit dhe vullnetit të Zotit dhe shpirtit për ty, studiuar nga kendvështrim energjitik në kohë dhe hapësirë. Qëllimi është vetëdijësimi, kuptimi i dimensioneve dhe potencialeve të vetes, puna me hijet dhe shpalosja e vetes më të mirë. Nëse keni ndonjë pyetje paraprakisht, ju lutem më dërgoni një email në therisingstardust@gmail.com!
Për të rezervuar një lexim, ju lutemi plotësoni të dhëna tuaja dhe përzgjidhni orarin te kalendari (Book Now) si edhe kryerjen e pagesës. Ju lutemi kini parasysh se ky është një shërbim interpretimi i parë përmes pikpamjes sime, ju keni gjithmonë intuitën tuaj për të dalluar se çfarë rezonon dhe çfarë jo.
Çdo lexim është një praktikë e shenjtë, të cilës unë i qasem me nderim dhe ritual dhe kërkon disa orë për ta realizuar. Besoj se do të gjejë rrugën drejt teje pikërisht kur të jetë koha e duhur 🙂
Për shkak të natyrës së këtij shërbimi, të gjitha shitjet janë përfundimtare.
Reviews
There are no reviews yet.