Prezanto një Mik/e Single — Një Eksperiencë për Njohje të Reja

About This Project

 4 Dhjetor 2025 | Ora 19:00 | Qendra DUA

“Pitch a Single Friend” është një event social modern, i krijuar për të sjellë humor, lidhje, dashuri dhe komunitet. Në Qendrën DUA dhe i moderuar nga Kristiana, pjesëmarrësit prezantuan një mik/mike single përmes një prezantimi të shkurtër, kreativ dhe të sinqertë.

Me histori gazmore, foto, meme dhe përshkrime të ngrohta, mbrëmja krijoi hapësirë për takime të reja, shoqërizim dhe shkëndija të mundshme. Regjistrimet u bëjnë përmes një formulari online për të ruajtur atmosferën e hapur dhe të respektueshme.

Ky event shërbeu si një përvojë ndërtimi komuniteti, duke nxitur sinqeritet, miqësi dhe mundësinë e lidhjes së zemrave.

I rradhës zhvillohet më 4 Dhjetor 2025. Mund të vish si audiencë ose prezanto një mik/e duke u regjistruar këtu.