18 Tetor 2025 | Ora 16:00 | WeArt Studio
Në bashkëpunim me WeArt Studio dhe mësuesin e artit Klaudia,n “Astrologjia takon Artin për Fëmijët” u krijua si një udhëtim i gëzueshëm drejt qiellit përmes tregimit dhe artit. Fëmijët 4–6 vjeç udhëtojnë mes planetëve, yjeve dhe konstelacioneve, duke i parë si një botë plot fantazi dhe ngjyra provokuese e imagjinatës dhe kuriozitetit me informacion astrologjik.
Workshop-i bashkoi tregimet planetare, lojën me planete dhe aktivitete të pikturës ku fëmijët krijuan Diellin, Hënën, planetet dhe qiellin e tyre të imagjinuar në një kuti-nate. Çdo fëmijë u kthye në shtëpi me një vepër arti personale dhe një kujtim të bukur ndaj kozmosit.
Ky aktivitet ndihmon zhvillimin e krijimtarisë, simboleve dhe shprehjes emocionale, përmes një gjuhe kozmike astrologjike.