Gruaja në Art: Arkitipet e Afërditës – një eksperiencë astro-artistike

About This Project

 12 Nëntor 2025 | Ora 18:30 | ColourWine Tirana @ Muzat Art Café

“Gruaja në Art: Arkitipet e Afërditës” ishte një mbrëmje e krijuar për të bashkuar astrologjinë, pikturën, muzikën dhe tregimin. Në bashkëpunim me ColourWine Tirana dhe të mbajtur në Muzat Art Café, ky event eksploroi thelbin femëror të Afërditës përmes ndërveprimit të saj me planetët e jashtëm – Uranin, Neptunin, Plutonin, Saturnin dhe të tjerë.

Pjesa e parë ishte një udhëtim mitologjik, psikologjik dhe artistik, ku shembujt e artisteve dhe muzikanteve të famshme ndihmuan të kuptonim fytyrat e Afërditës: liria e Uranit, thellësia e Plutonit, ëndrra e Neptunit dhe maturia e Saturnit.

Në pjesën e dytë, pjesëmarrëset reflektuan mbi Afërditën në hartën e tyre, dhe pastaj duke e shndërruar këtë energji astrologjike në një pikturë personale në kanavacë. Nuk kërkohej asnjë eksperiencë – vetëm dëshira për të krijuar dhe për t’u njohur më thellë me veten, artisten dhe të bukurën.

Category
Evente të realizuara