Leximi i Hartës së Lindjes së Dy Personave & Marrëdhënies së Tyre
Leximi i Dinamikës së Marrëdhënies përdor hartat e lindjes së dy personave për të studiuar energjinë e marrëdhënies së tyre. Ky shërbim eksploron se si secili person ndikon te tjetrin, duke theksuar fuqitë, sfidat dhe aspektet e rritjes brenda marrëdhënies. Merrni një kuptim më të thellë të partneritetit tuaj dhe zbuloni mënyra për të përmirësuar mësimin e ndërsjellë dhe harmoninë.
Konsukta studion hartën e secilit në sinastri dhe atë të kombinuar.
Marrëdhëniet mund të jenë të çdo forme, si romantike, profesionale, shoqërore apo prindërore.
Përfitoni qartësi, perspektivë, orientim dhe udhëzime të personalizuara për kultivimin e shëndetshëm të marrëdhënies dhe dinamikat e mësimeve.
*Ky shërbim ofrohet kur ka pëlqim nga të dy personat për leximin e hartës.
Formati: Si standrd, ky shërbim realizohet si një konsultë takim (video-telefonatë) nga koha e marrjes së pagesës dhe rezervimit në kalendar.
Konsulta zgjat 60-90 min.
Astrologjia mua më ka ndryshuar jetën dhe shpresoj të sjell të njëjtin shërbim për ty.
Le të lexojmë përmes yjeve!
JU LUTEM LEXONI PARA REZERVIMIT:
Të gjitha leximet janë rreptësisht konfidenciale dhe të krijuara duke përdorur astrologjinë me një lente etike, moderne, humaniste-psikologjike dhe sistemin Placiduis, tropikal edhe pse kombinoj dijet nga sisteme të ndryshme astrologjike që njoh. Për mua harta përqaset si përkthim i planit dhe vullnetit të Zotit dhe shpirtit për ty, studiuar nga kendvështrim energjitik në kohë dhe hapësirë. Qëllimi është vetëdijësimi, kuptimi i dimensioneve dhe potencialeve të vetes, puna me hijet dhe shpalosja e vetes më të mirë. Nëse keni ndonjë pyetje paraprakisht, ju lutem më dërgoni një email në therisingstardust@gmail.com!
Ky shërbim ofrohet kur ka pëlqim nga të dy personat për leximin e hartës.
Për të rezervuar një lexim, ju lutemi plotësoni të dhëna tuaja dhe përzgjidhni orarin te kalendari (Book Now) si edhe kryerjen e pagesës. Ju lutemi kini parasysh se ky është një shërbim interpretimi i parë përmes pikpamjes sime, ju keni gjithmonë intuitën tuaj për të dalluar se çfarë rezonon dhe çfarë jo.
Çdo lexim është një praktikë e shenjtë, të cilës unë i qasem me nderim dhe ritual dhe kërkon disa orë për ta realizuar. Besoj se do të gjejë rrugën drejt teje pikërisht kur të jetë koha e duhur 🙂
Për shkak të natyrës së këtij shërbimi, të gjitha shitjet janë përfundimtare.
Reviews
There are no reviews yet.